fbpx

Mamaja Zvicerane e di më së miri: Udhërrëfyesi Juaj i Duhur për të Drejtat e Pushimit të Lehonisë në Zvicër

April 29, 2024

Mama e ardhshme! Urime për udhëtimin tuaj emocionues drejt prindërisë. Ndërsa përgatiteni për ardhjen e vogëlushit, është e rëndësishme që t’i kuptoni të drejtat tuaja kur bëhet fjalë për pushimin e lehonisë në Zvicër. Mos u shqetësoni, ngase ne ju ofrojmë të gjitha informacionet e nevojshme në këtë udhërrëfyes të dobishëm!

Celine and Florian

Si prindër për herë të parë, lundrimi në botën e sigurimeve para lindjes dukej i frikshëm, por BabyIN thjeshtoi gjithçka për ne. Agjentët e tyre të ditur na udhëzuan gjatë procesit dhe na ndihmuan të zgjidhnim planin e përsosur. Ne ndiheshim të mbështetur në çdo hap të rrugës dhe nuk mund të ishim më të lumtur me mbulimin që ata dhanë.

Pushimi i lehonisë në Zvicër: Çfarë duhet të dini përpara se foshnja të vijë

Në Zvicër, nënat që presin fëmijë kanë të drejtë të marrin një minimum prej 14 javësh pushim mamash, duke filluar nga gjashtë javë para datës së pritjes së parashikuar dhe duke zgjatur deri në tetë javë pas lindjes. Lexojeni drejt: ju merrni pak kohë të merituar për t’u përgatitur para lindjes së fëmijës suaj!

 

Kohëzgjatja e Pushimit të Lehonisë: Kijeni parasysh: së paku 14 javë të mrekullueshme pushimi të lehonisë, të përshtatur vetëm për ju! Por pritni, se ka akoma më shumë. Ju mund të filloni që t’i përjetoni gëzimet e pushimit të lehonisë gjashtë javë para datës së pritjes së parashikuar. Pra, ju jeni duke e lexuar saktë?! Gjashtë javë përgatitjeje para lindjes, ku mund të pushoni, të relaksoheni dhe të përgatiteni për ardhjen e vogëlushit tuaj në këtë botë.

 

Lindja e Fëmijës: Sikur kjo të mos ishte mjaft e mrekullueshme, pushimi juaj i lehonisë vazhdon për deri në tetë javë pas lindjes. Ju keni mundësi t’i shijoni ato momente të çmuara të hershme me foshnjën tuaj, t’i përqafojni ngrohtë gishtat dhe mollëzat e vockla pa u shqetësuar për kthimin e shpejtë në punë.

 

 

Përgatitja Është Kyçe: Me këtë politikë të pasur të pushimit të lehonisë, ju keni kohën të mjaftueshme për t’u përgatitur fizikisht, emocionalisht dhe praktikisht për ardhjen e fëmijës suaj. Nga përgatitja në shtëpi deri te vijimi i kursit paranatal dhe furnizimi me sendet për fëmijën, mund të përballeni me prindërinë me vetëbesim dhe qetësi të mendjes.

 

Koha e Lidhjes me Fëmijën:Nuk është e rëndësishme vetëm përgatitja për ardhjen e fëmijës suaj; por edhe shijimi i momenteve me familjen tuaj. Pushimi juaj i lehonisë ju mundëson që të lidhni me fëmijën tuaj, të vendosni për gjidhënien si dhe të përshtateni me kaosin e bukur të prindërisë pa stresin e orarit të punës apo takimeve në zyrë.

 

Fleksibileti Ka Rëndësi: Tani, këtu është pjesa më e mirë: pushimi i lehonisë në Zvicër është projektuar me fleksibilitet në mendje. Ndërsa koha minimale është 14 javë, ju keni mundësi ta zgjatni pushimin tuaj nëse është e nevojshme. Pavarësisht nëse keni nevojë për kohë shtesë për të rimarrë nga lindja, të vendosni gjidhënien në rutinë, apo thjesht për t’i përjetuar më shumë përqafimet me bebushin tuaj, ju e keni lirinë që ta përshtatni pushimin tuaj varësisht prej nevojave tuaja.

Regjistrimi paranatal

Vlerësojini me lehtësi ofertat priemium dhe përfitimet me një krahasim gjithëpërfshirës të mbi 25 kompanive të sigurimeve shëndetësore.

Jeta e nënës zvicerane: Lundroni në pushimin e lehonisë si një kapitene

Pushimi i Paguar kundër Pushimit të Papaguar

Gjatë pushimit tuaj të lehonisë, ju keni të drejtë që të merrni kompensim nga punëdhënësi juaj ose fondi juaj i sigurimeve shëndetësore. Zakonisht, ju takon 80% e pagës
mesatare për një periudhë të caktuar, për t’u siguruar që të përqendroheni në rolin tuaj të ri si një mama e pastresuar për financat.
 

Fleksibiliteti Ka Rëndësi

Një nga avantazhet e jetesës në Zvicër është fleksibiliteti kur bëhet fjalë për pushimin e lehonisë. Ju mund ta zgjatni pushimin tuaj përtej 14 javëve obligative nëse është e nevojshme, duke ju dhënë kohë të shtesë për t’u lidhur me fëmijën tuaj dhe për t’u mësuar me jetën tuaj të re si nënë.

 

 

Kthimi në Punë

Kur të vijë koha e kthimit në punë, sigurohuni që punëdhënësi juaj t’ju ofrojë akomodim për nënën gjidhënëse. Sigurimi i një dhome për gjidhënënie dhe orari fleksibil i punës duhet të merret parasysh nga punëdhënësi juaj. Ai duhet ta mbështes kthimin tuaj të sërishëm në zyrë duke i dhënë përparësi mirëqenies suaj dhe të foshnjës suaj.

 

Planifikimi paraprak

Ndërsa pushimi i lehonisë në Zvicër është mjaft tërheqës, është e rëndësishme që atë ta planifikoni paraprakisht dhe të komunikoni me punëdhënësin tuaj për qëllimet tuaja në lidhje me pushimin dhe kthimin në punë. Duke qëndruar e informuar dhe proaktive, ju e siguroni një tranzicion të qetë e po ashtu përfitoni një periudhë sa më të gjatë kohe me fëmijën tuaj.

 

Në fund

Mama, e tërë kjo është për ju! Pajisuni me këtë dije, dhe përgatituni që ta përjetoni udhëtimin tuaj të pushimit të lehonisë me konfidencë dhe paqe të mendjes. Kini parasysh se kjo është një kohë e veçantë për ju dhe fëmijën tuaj, kështu që mos harroni që ta shijoni çdo moment dhe t’i ruajoni këto kujtime sa është jeta!

Po bëheni prindër!
Ne jemi këtu për ta bërë këtë më të lehtë për ju.

Me kompaninë tonë, udhëtimi juaj i shtatzënisë merr një kuptim krejtësisht tjetër. Pranojeni krahasimin tonë të personalizuar dhe gjithëpërfshirës të sigurimit tuaj paranatal.

1 Step 1

Data e pritshme e lindjes

Informacioni i prindërve

Duke dërguar këtë formular, unë pranoj kushtet e përdorimit dhe të kontaktohem nga COLOS SA ose ndonjë partner.

keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right
FormCraft - WordPress form builder

ARTIKUJ PËRKATËS