fbpx

Disa Mite të Shtatzënisë: Jepjani Lamtumirën Koncepteve të Gabuara

April 29, 2024

Shtatzënia është një periudhë transformuese dhe emocionuese në jetën e një gruaje. Megjithatë, është një periudhë kur të vihen përballë mite dhe koncepte të gabuara, të cilat nuk janë pak. Informacioni i gabuar për shtatzëninë mund të çojë në ankth, konfuzion, dhe madje mund të bëhet i dëmshëm, nëse merret seriozisht. Në këtë artikull, do t’ju njoftojmë me disa nga mitet më të zakonshme të shtatzënisë dhe do t’i ndajmë faktet nga fiksioni, duke ju ofruar një kuptim më të qartë se çfarë të pritet gjatë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.

Timon

BabyIN e bëri udhëtimin tonë para lindjes pa stres dhe të qetë. Nga mbulimi i kontrolleve rutinë e deri te urgjencat e papritura, politika e tyre na dha paqe mendore. Ekipi i tyre i shërbimit ndaj klientit ishte gjithmonë i dobishëm dhe mbështetës. E rekomandojmë shumë!

Miti 1: Duhet të hani për dy vetë

Një nga mitet më të përhapura për shtatzëninë është se ju duhet të hani për dy vetë. Anipse qëndëron se shtatzënat duhet të marrin nutrientë të shtuar për të siguruar rritën e fëmijës, ideja që duhet ta dyfishoni konsumimin tuaj të ushqimit është krejtësisht e pabazë. Në realitet, rritja e nevojshme e kalorive gjatë shtatzënisë është relativisht modeste:

 

  • Në tremujorin e parë, zakonisht nuk keni nevojë për kalori të shtuara.
  • Në tremujorin e dytë, keni nevojë për rreth 300-350 kalori të shtuara në ditë.
  • Në tremujorin e tretë, keni nevojë për rreth 450 kalori të shtuara në ditë. Në vend të fokusimit në sasi, është jetike të përparoni në cilësinë e ushqimit. Një dietë e balancuar e pasur me fruta, perime, drithëra të plota, proteina të buta, dhe yndyrna të shëndetshme është qasja më e mirë për t’i përmbushur nevojat tuaja dhe ato të fëmijës suaj për ushqimin.

 

Miti 2: Nuk Mund të Bëni Ushtrime gjatë Shtatzënisë

Një mit tjetër është se ushtrimet janë të pasigurta gjatë shtatzënisë. Ky koncept i gabuar mund të çojë në kufizime të panevojshme në aktivitetin fizik. Megjithatë, ushtrimet e moderuara gjatë shtatzënisë nuk janë vetëm të sigurta, por edhe të dobishme për të dytë, nënën dhe fëmijën. Ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit, zvogëlimin e stresit, rritjen e niveleve të energjisë dhe gjumin më të mirë. Format e rekomanduara të ushtrimeve gjatë shtatzënisë përfshijnë:

 

  • Ecjen
  • Notin
  • Jogën paranatale
  • Aerobinë me impakt të ulët, dhe
  • Trajnimin me pesha të lehta.

Para se të filloni çdo program ushtrimi gjatë shtatzënisë, ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj për t’u siguruar që ky aktivitet është i përshtatshëm për situatën tuaj.

 

Miti 3: Të Vjellat e Mëngjesit Shfaqen Vetëm në Mëngjes

Termi “të vjellat e mëngjesit” mund të jetë mashtrues, pasi sugjeron se marramendja dhe të vjellurat gjatë shtatzënisë ndodhin vetëm në mëngjes. Në realitet, kjo gjendje mund të ndodhë në çdo kohë të ditës apo natës. Zakonisht kulmon në tremujorin e parë, por te disa gra mund të vazhdojë edhe në tremujorin e dytë. Intensiteti i këtyre të vjellave ndryshon. Disa përjetojnë paqefosje të lehtë, ndërsa dikush ka simptoma më të forta. Për ta lehtësuar këtë gjendje, ne ju rekomandojmë këto këshilla:

 

  • Hani vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë tërë ditës.
  • Largojini aromat e forta dhe ushqimet pikante ose të yndyrshme.
  • Mbani biskota ose ushqime të thata pranë shtratit tuaj.
  • Mbajeni afër një shishe me ujë dhe pini çaj xhenxhifili për qetësim.

Nëse këto të vjella rëndohen dhe ju shpijnë në dehidratim, apo humbje peshe, atëherë vizitojeni mjekun tuaj.

 

 

Miti 4: Shtatzënia Shkakton Luhatje të Mëdha të Humorit

Megjithëse shtatzënia mund të sjellë luhatje emocionale për shkak të fluktuacioneve hormonale dhe përshtatjeve në jetë, ideja se shkakton ndryshime ekstreme të humorit është e ekzagjeruar. Jo të gjitha gratë përjetojnë ndryshime të rënda të humorit dhe ato që përballen me këtë gjendje duhet ta dijnë se ajo është e menaxhueshme, nëse e gjejnë mbështetjen e duhur. Luhatjet lart-poshtë të humorit janë normale, por nëse përjetoni ndjenja të forta si trishtimi, ankthi, apo depresioni, konsiderojeni një bisedë me kujdestarin tuaj shëndetësor ose me një profesionist të shëndetit mendor.

 

Miti 5: Shtatzënat Duhet T’i Shmangen Të Gjitha Medikamenteve

Miti që shtatzënat duhet të rrinë larg të gjitha medikamenteve mund të krijojë stres të panevojshëm për ato që ballafaqohen me gjendje shëndetësore ose sëmundje të zakonshme. Anipse disa medikamenteve duhet shmangur gjatë shtatzënisë, në gjë duhet pasur parasysh, shumica e tyre janë të sigurta dhe të nevojshme për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë bar për t’u siguruar për efektet e tij. Ata do t’ju ndihmojnë që t’i baraspeshoni rreziqet dhe dobitë dhe do t’ju rekomandojnë alternativat e duhura.

 

Mit 6: Oreksi për Ushqime të Shëndosha Shfaq Mungesë të Nutrimenteve

Është e zakonshme që të dëgjoni histori për hapje të oreksit të shtatzënave për ushqime të pazakonta, por ideja se këty oreks tregon për një mungesë të nutrimenteve është një mit. Hapja e oreksit gjatë shtatzënisë besohet të jetë e ndikuar nga ndryshimet hormonale, faktorët kulturorë dhe preferencat personale. Edhe pse nuk ka dëm nga ngrënia e disa ushqimeve të rralla, mbajtja e një diete të balancuar është ajo çfarë kërkohet. Nëse keni shqetësime në lidhje me dietën tuaj gjatë shtatzënisë, atëherë konsiderojeni konsultimin me një dietologu/nutricisti për marrjen e udhëzimeve të duhura.

Regjistrimi paranatal

Vlerësojini me lehtësi ofertat priemium dhe përfitimet me një krahasim gjithëpërfshirës të mbi 25 kompanive të sigurimeve shëndetësore.

Miti 7: Ju duhet të shmangni të gjithë kafeinën

Është e vërtetë që marrja e tepërt e kafeinës nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë. Por ideja se duhet ta shmangni plotësisht kafeinën është një mit. Konsumimi i moderuar i kafeinës në përgjithësi konsiderohet i sigurt. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon kufizimin e marrjes së kafeinës në rreth 200-300 mg në ditë, që i bie rreth një deri në dy filxhanë kafeje. Për të qëndruar brenda kufijve të sigurt, ju duhet t’i keni parasysh burimet e tjera të kafeinës, si çaji, pijet me gaz dhe çokollata.

 

Miti 8: Shfaqja e Urthit Nënkupton që Foshnja Do Të Ketë Shumë Qime

Besimi se shfaqja e urthit (djegësira që ndiejmë në grykë – ezofag nga thartira e stomakut) gjatë shtatzënisë tregon një foshnjë me flokë të plotë është asgjë tjetër veçse një mit simpatik. Urthi gjatë shtatzënisë ka më shumë të ngjarë të lidhet me ndryshimet hormonale dhe presionin fizik të foshnjës në rritje në stomak, duke bërë që acidi i stomakut të lëvizë lart në ezofag. Megjithëse disa studime sugjerojnë një korrelacion të mundshëm midis urthit dhe flokëve të foshnjës, ai nuk është mjaftueshëm i fortë për të qenë i besueshëm. Urthi mund të menaxhohet me rregullime dietike, vakte më të vogla dhe antacidë të miratuar nga kujdestari juaj shëndetësor.

 

Miti 9: Shtatzënat Nuk Duhet të Udhëtojnë

Udhëtimi gjatë shtatzënisë është përgjithësisht i sigurt, veçanërisht gjatë tremujorit të dytë, që shpesh konsiderohet si “periudha e artë” e shtatzënisë. Megjithatë, duhen pasur parasysh disa gjëra:
 

  • Udhëtimi ajror: Shumica e linjave ajrore lejojnë pasagjerët shtatzënë të fluturojnë deri në 36 javë, por paraprakisht sqarojini specifikat e udhëtimit me kompaninë ajrore.
  • Udhëtimi me makinë: Nëse vozitni në distanca të gjata, sigurohuni që të bëni pushime të shpeshta për t'u shtrirë si dhe vendoseni siç duhet rripin e sigurisë.
  • Vaksinimet dhe masat paraprake shëndetësore: Nëse udhëtoni jashtë vendit, konsultohuni me kujdestarin tuaj shëndetësor për vaksinat e nevojshme dhe rreziqet eventuale shëndetësore në destinacionin tuaj.

Si gjithmonë, është më mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj para se të bëni plane udhëtimi për t'u siguruar për rrethanat tuaja specifike.

 

 

Miti 10: Ju Mund të Përcaktoni Gjininë e Foshnjës në Bazë të Simptomave

Mite të shumta mund të hasni që gjoja se mund ta parashikoni gjininë e foshnjës bazuar në simptoma si: forma e barkut, oreksi për ushqime të caktuara ose ashpërsia e të vjellave në mëngjes. Këto nuk janë metoda të pranuara shkencëtarisht. Mënyrat e vetme të besueshme për ta kuptuar gjininë e foshnjës janë ato përmes testeve mjekësore, si ekografia, amniocenteza ose marrja e mostrave të vileve korionike (CVS). Mbështetja në mite mund të çojë në zhgënjim ose konfuzion, prandaj besojuni profesionistëve mjekësorë për të marrë informacion të saktë.

 

Miti 11: Shtatzënat Nuk Mund të Mbajnë Kafshë Shtëpiake

Miti se shtatzënat duhet të rrinë larg kafshëve shtëpiake, veçanërisht maceve, lind nga shqetësimet për toksoplazmozën, një infeksion parazitar që mund të dëmtojë fëmijën në zhvillim. Ndërsa toksoplazmoza është një rrezik, ajo mund të menaxhohet me masat e duhura:

 

  • Plehrat e maceve: Shmangeni pastrimin e kutive të plehrave të maceve, ose vëjini dorezat dhe lani duart tërësisht nëse duhet t'i pastroni.
  • Kafshët shtëpiake dhe higjiena: Mbani një higjienë të mirë me të gjitha kafshët shtëpiake, duke përfshirë larjen e duarve dhe pastrimin e rregullt.
  • Aktivitetet në natyrë: Jini të kujdesshëm kur punoni në kopsht ose mbillni tokën, pasi ajo mund të jetë një burim i toksoplazmozës.

Me kujdesin e duhur, kafshët shtëpiake mund të vazhdojnë të jenë një pjesë e dashur e jetës tuaj gjatë shtatzënisë.

 

Miti 12: Shtatzënia prek të gjithë në të njëjtën mënyrë

Miti se të gjitha shtatzënitë janë të ngjashme mund të çojë në pritshmëri jorealiste. Përkundrazi, çdo shtatzëni është unike. Simptomat, ndërlikimet dhe përvojat ndryshojnë shumë nga personi në person. Disa gra mund të kenë shtatzëni të qetë me pak simptoma, ndërsa të tjerat mund të përballen me sfida ose komplikime. Është thelbësore t'i qaseni shtatzënisë me mendje të hapur dhe fleksibilitet, duke e ditur se çdo udhëtim është i ndryshëm. Kërkoni mbështetje nga kujdesari shëndetësor dhe njerëzit e dashur dhe assesi mos e krahasoni përvojën tuaj me të tjerët.

 

Në Fund

Kuptimi dhe rrëzimi i miteve të zakonshme rreth shtatzënisë mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe siguron një përvojë më të qetë për ju që pritni të behëni prindër. Ndërsa shumë mite vazhdojnë të qarkullojnë, informacioni i saktë dhe mbështetja te profesionistët shëndetësorë mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm. Nëse nuk jeni të sigurt për ndonjë aspekt të shtatzënisë, mos hezitoni të bëni pyetje dhe të kërkoni burime të besueshme. Me njohuritë dhe udhëzimet e duhura, ju mund të lundroni me konfidencë të plotë në udhëtimin tuaj të shtatzënisë.

Po bëheni prindër!
Ne jemi këtu për ta bërë këtë më të lehtë për ju.

Me kompaninë tonë, udhëtimi juaj i shtatzënisë merr një kuptim krejtësisht tjetër. Pranojeni krahasimin tonë të personalizuar dhe gjithëpërfshirës të sigurimit tuaj paranatal.

1 Step 1

Data e pritshme e lindjes

Informacioni i prindërve

Duke dërguar këtë formular, unë pranoj kushtet e përdorimit dhe të kontaktohem nga COLOS SA ose ndonjë partner.

keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right
FormCraft - WordPress form builder

ARTIKUJ PËRKATËS